LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 04:04

Tirana nën ankth për zjarrin që përpiu ndërtesën përballë QSUT-së, politikanët vijojnë Samitin e IV të Diasporës

Teksa një pjesë e mirë e banorëve të kryeqytetit janë në ankth për situatën alarmante të krijuar pasditen e sotme pasi një pjesë e kompleksit përballë QSUT-së u përfshi nga flakët, politikanët pa qenë në dijeni për këtë ngjarje po vijojnë diskutimet në Samitin e IV të diasporës.

Ndërkohë në “5 maji” zjarrfikësit po vijojnë me punën për shuarjen e plotë të zjarrit që tronditi banorët e kompleksit. Paraprakisht bëhet me dije se numri i personave të plagosur nga flakët që shkrumbuan një pjesë të pallatit, është rritur duke shënuar aktualisht 11 persona të lënduar.

Nga ana tjetër, Samiti i IV i diasporës vijon, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare ish-kryebashkikaut të New Yorkut, Eric Admas.

Momentin kur kryeministri i dorëzon dokumentin ish-kryebashkiakut të New Yorkut, Edi Rama e shoqëron me humor duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” i tha Rama Adamsit.

Pasditen e sotme në vendngjarje mbërriti dhe ministri i punëve të brendashme, Besfort Lamallari.

Në lidhje me situatën alarmante te “Farmacia 10” ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Sociale, Taulant Balla i cili përgëzoi autoritetet të cilët pas 3 orësh në luftë me flakët, arritën të merrnin  situatën nën kontroll duke shuar totalisht zjarrin do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE