Klubi konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e cila nuk lejon pezullimin zyrtar të numrave të fanellave. Megjithatë, Liverpool ka zgjedhur ta “thyejë” këtë normë përmes një akti simbolik që pritet të mbetet në histori.
Në një veprim jashtë çdo protokolli zyrtar të Premier League, Liverpool ka vendosur të mos e përdorë më kurrë fanellën me numrin 20, në nder të Diogo Jotës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti tragjik së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.
“Numri 20 do të jetë përjetësisht i lidhur me kujtimin e Diogos. Ai e nderoi këtë klub me pasionin dhe shpirtin e tij. Ky është minimumi që mund të bëjmë për ta kujtuar,” – thuhet në deklaratën e Liverpoolit.
Diogo Jota përfundoi sezonin 2024/25 si kampion i Premier League me Liverpool, duke shënuar një gol të paharrueshëm në derbin ndaj Everton në prill – goli që më vonë do të rezultonte si i fundit i jetës së tij. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Portugalisë që fitoi UEFA Nations League.
Vendimi i Liverpoolit ka ngjallur diskutime të mëdha në Angli. Sipas rregullores së Premier League, klubet nuk kanë të drejtë të pensionojnë numra fanellash në mënyrë të përhershme, ndryshe nga sportet amerikane apo disa liga të tjera në Europë.
Megjithatë, precedenti nuk është i panjohur: Manchester City nuk e ka përdorur më numrin 23 pas ndarjes nga jeta të Marc-Vivien Foé, dhe West Ham e ka bërë të njëjtën gjë me numrin 6 të Bobby Moore – por në të dy rastet, pa njohje zyrtare nga liga.
Në fund, përtej rregullave, Liverpool ka zgjedhur të veprojë me zemër. Fanella me numrin 20 nuk do të rikthehet më në Anfield, dhe emri i Diogo Jotës do të qëndrojë përgjithmonë i gdhendur në historinë e klubit dhe zemrat e tifozëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE