LAJME / E Hënë 5 Maj 2025, 18:06

Thellohen hetimet, SPAK me akuzë të re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Erion Veliajt po hetohet edhe për...

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK.

Ajola Xoxa u mor në pyetje nga hetuesit, dhe sipas burimeve Ajola Xoxës i është komunikuar një akuzë tjetër.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt akuzohet për fshehje të ardhurash.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

Përgjatë hetimeve intensive janë zbuluar fakte dhe dokumente të reja.

Nëpërmjet kompanive të saj, Ajola Xoxa ka përfituar para jo vetëm nga Bashkia e Tiranës, por nga disa bashki në vend.

Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Ajola Xoxa e përfshirë në çështjen Veliaj akuzohet për tre vepra penale, mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.