LAJME / E Shtunë 12 Korrik 2025, 20:08

Tezja jem u kanë gruaja e parë e babës së Liridonës”, dalin detaje nga dëshmia e Murselit

I akuzuari për organizimin e vrasjes së bashkëshortës ka deklaruar se në vitin 2021 ka hapur një kompani pastrimi për të inkuadruar ish-bashkëshorten, pra Liridonën në punë. Po atë vit, sipas tij, hapi edhe një kafiteri me një mik, të cilit më vonë ia ka shitur aksionet për shumën prej 100 mijë eurosh.

Sipas raportit të ekspertizës, psikiatrit kanë konstatuar se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, i përhershëm apo i përkohshëm. Ai nuk ka shfaqur as shenja të prapambetjes mendore, as abuzim me substanca psikoaktive apo alkool. Gjithashtu, në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet, nuk janë identifikuar shenja të ndonjë gjendjeje patologjike që do të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar apo kontrolluar veprimet.

Ekspertiza përfundon se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm për veprimet e tij dhe në gjendje të përballet me procesin gjyqësor. Ai e kupton natyrën e akuzës dhe është i aftë të mbrohet vetë ose përmes avokatëve të tij.

Murseli para katër javësh ishte dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.

Kërkesën për ekzaminim psikiatrik, mbrojtja e Murselit e kishte justifikuar duke thënë se klienti ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e Liridonës për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas  Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE