LAJME / E Martë 26 Dhjetor 2023, 13:01

Tentoi të vriste 30-vjeçarin brenda berberhanes, arrestohet autori i dytë në Fier

Policia e Fierit ka mundur të arrestojë autorin e dytë të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e 23 Dhjetorit, ku u qëllua me armë zjarri drejt një 30-vjeçari në një berbehane.

Policia ka arrestuar Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj) 33 vjeç, i cili qëlloi me pushkë në drejtim të një berberhaneje në momentin kur në këtë biznes po merrte shërbim 30-vjeçari.

Një ditë më parë u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij 22-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve.

33-vjeçari Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj) akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Uniformat blu i sekuestruan të dyshuarit edhe armën e ngjarjes, tip pushkë.