LAJME / E Diel 15 Tetor 2023, 14:02

Tentoi të vidhte duke thyer xhamin e derës të një dyqani, kapet në flagrancë 33-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al