
Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i raportuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në Kypseli të Greqisë, vijon të mbetet në arrati, ndërsa autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Sipas dëshmisë së nënës së 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ajo u përball me një skenë dramatike kur u kthye në shtëpi dhe pa një burrë mbi vajzën e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, ajo tha se mori një tigan dhe e goditi të dyshuarin, duke tentuar ta largojë nga vajza.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga media greke MEGA, tregojnë 64-vjeçarin duke hyrë në apartament me çelësa, duke hapur derën e përparme dhe duke e mbyllur pas hyrjes. Videot dokumentojnë edhe përplasjen fizike mes tij dhe nënës, ku të dy bien në dysheme dhe përfshihen në një përleshje.
Sipas raportimeve të publikuara nga protothema.gr, i dyshuari dhe nëna e 25-vjeçares thuhet se janë takuar më parë në ambientet e një kishe. Padia është depozituar nga nëna, e cila deklaroi se e pa incidentin përmes kamerave të sigurisë dhe u kthye menjëherë në banesë.
Ajo pretendon gjithashtu se, gjatë përpjekjes për të telefonuar policinë, u godit me grushte dhe shqelma. Pas incidentit, 64-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
