LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 18:06

Tensionohet situata në Tiranë/ Pse po sulmohet urbani me vezë para Komisariatit Nr.4? Çfarë po ndodh tani në rrugë!

Tensionet në kryeqytet kanë arritur kulmin pasditen e sotme, ku situata ka degjeneruar në përplasje dhe kaos pranë Komisariatit Nr. 4. Gjatë protestës që po zhvillohet në këtë zonë, qytetarët e revoltuar kanë bllokuar plotësisht qarkullimin, duke krijuar një situatë të nxehtë elektrizuese.

Ngjarja ka precipituar kur një autobus urban ka tentuar të thyejë bllokadën e vendosur nga protestuesit dhe të kalojë përmes rrugës së bllokuar. Ky veprim ka irrituar pa masë turmën e njerëzve, të cilët kanë mbyllur menjëherë rrugën dhe kanë mbytur urbanin nën një “breshëri” vezësh dhe sendesh të tjera.

Momente paniku në rrugë: Çfarë po ndodh tani?

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për momente të vërteta paniku mes pasagjerëve që ndodheshin brenda në autobus, ndërsa thirrjet dhe britmat e protestuesve kanë pushtuar zonën. Përplasja ka detyruar mjetin e transportit publik të ndalojë menjëherë udhëtimin, duke bllokuar përfundimisht aksin rrugor.

Forca të shumta policie janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur ndonjë përplasje më të rëndë fizike mes shoferit, pasagjerëve dhe pjesëmarrësve në tubim. Atmosfera mbetet mjaft e nderur dhe situata mund të eskalojë nga momenti në moment, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE