LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 12:12

Tensionet rriten! Franca bllokon fluturimet ushtarake të SHBA drejt Iranit

Franca ndalon aeroplanët amerikanë në operacionet kundër Iranit, Trump kritikon Parisin.

Parisi ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për fluturimet ushtarake amerikane të transportit, duke ndaluar pjesëmarrjen e avionëve amerikanë në operacionet kundër Iranit.

Më herët, edhe Spanja kishte marrë një masë të ngjashme, duke mbyllur hapësirën ajrore për SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, duke e cilësuar atë “shumë të padobishme” në përpjekjet për të eliminuar “Kasapin e Iranit”.

Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar në rajon, ndërsa përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit mbeten të ndjeshme dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek nga afër situatën.

Ndryshe, vendimi mund të ndikojë në koordinimin e operacioneve ushtarake amerikane dhe të shtojë tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe Parisit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE