LAJME / E Premte 26 Dhjetor 2025, 17:05

Temperaturat zbresin në -5 gradë celcius/ Ja parashikimi i motit për ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të zbresin deri ën -5 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE