LAJME / E Martë 14 Janar 2025, 18:06

Temperatura deri në -9 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa vranësira mesatare hera-herës të dendura përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatarederi në10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.