
Një video shqetësuese që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vënë në alarm banorët e kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, një nga pikat më të frekuentuara nga familjarët dhe të rinjtë për shëtitje dhe aktivitete sportive.
Qytetarët që ndodheshin në terren kanë raportuar se kanë dëgjuar qartë të paktën tre të shtëna që dyshohet se vijnë nga një armë gjahu e llojit çifte.
Dëshmitarët okularë shprehen të tronditur nga fakti se këto të shtëna kanë ndodhur në një hapësirë publike ku siguria duhet të ishte maksimale.
Parku i Madh i Liqenit konsiderohet si zona kryesore rekreative e Tiranës, por ky incident i fundit ka ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin e territorit. Prania e armëve të zjarrit në një zonë të mbrojtur pyjore brenda qytetit tregon një thyerje të rëndë të protokolleve të sigurisë publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
