LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 14:02

Të shtëna me armë në Podujevë, shihet qytetari i shtrirë në tokë

Të shtëna me armë në Podujevë, raportohet për të plagosur

Një incident me armë zjarri është raportuar pasditen e sotme në Podujevë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë një person të shtrirë në tokë. Bazuar në raportimet fillestare, dyshohet se nga ky incident ka persona të plagosur.

Pamjet janë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, e cila ka raportuar për ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në incident.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar lidhur me rastin. Klankosova.tv ka bërë të ditur se ka kontaktuar autoritetet policore, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të kryhen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të konfirmuar numrin e personave të përfshirë apo të lënduar.

Portali ynë do ta përditësojë këtë lajm sapo Policia e Kosovës ose institucionet përkatëse të publikojnë informacione zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE