
Australianja Georgie Ball është bërë virale në rrjetet sociale pasi fustani i saj u gris gjatë një feste dasme në Mudgee, teksa po performonte një koreografi të përgatitur paraprakisht.
Fizioterapistja 28-vjeçare nga Newcastle ishte e ftuar në dasmën e shoqes së saj më të mirë, Ellie, dhe së bashku me vëllain e saj kishin përgatitur një hyrje koreografike për pritjen e dasmës. Megjithatë, performanca përfundoi në një moment të pakëndshëm, por për publikun dhe të pranishmit mjaft argëtues.
Videoja e incidentit ka marrë mbi 8.4 milionë shikime në rrjetet sociale.
Sipas vetë Georgie, problemet kishin nisur që gjatë provave para ceremonisë. Gjatë përpjekjes për të bërë një rrotullim dhe lëvizjen e njohur “worm”, ajo kishte ndjerë se fustani kishte filluar të çahej.
Edhe pse miqtë e kishin siguruar se bëhej fjalë për një dëmtim të vogël, çarja në pjesën e pasme ishte zgjeruar deri në rreth 30 centimetra para fillimit të festës.
“Unë i thashë vëllait tim se nuk mund të bëja rrotullim sepse fustani do të grisej plotësisht, por do të provoja lëvizjen ‘worm’,” ka deklaruar ajo.
Megjithatë, fustani u gris para se të realizohej lëvizja, duke krijuar një situatë të sikletshme në mes të dasmës, e cila më pas u shndërrua në një video virale në internet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
