LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 18:06

Tapë në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar nga Përmeti, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjëndje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, banues në Përmet,

pasi u kap në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Për fat, nuk ka marrë njeri më qafë, duke i dhënë makinës i dehur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE