
Artur Ribaj ish-drejtor i tregut të sigurimeve në AMF është i mendimit se sigurimi nga tërmetet nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Në një intervistë në emisionin E-ZONE, Ribaj tha se janë të pakta vendet që e kanë me detyrim këtë sigurim.
“Ky model që na është prezantuar nuk është një praktikë europiane. Vet qeveria i është referuar modelit turk, ndërsa janë të pakta vendet në BE që e kanë me detyrim sigurimin e banesës. Unë mbështes tregun e lirë që funksionon mbi rregulla të qarta dhe konkurrencë. Ndaj këtë shërbim duhet ta lëmë vullnetar”, -tha Ribaj në Vizion Plus
Sigurimi me detyrim nga tërmetet u artikulua pas tërmetit tragjik të vitit 2019.

Ende edhe sot procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar. Ministri i Financave ka deklaruar publikisht se primi i sigurimit do të jetë një shumë e përballueshme nga çdo familje. Ky prim nuk është miratuar, por mendohet se mund të luhatet nga 25-30 euro në vit. Qeveria parashikon se ai që refuzon të sigurojë banesës nuk do të marrë shërbime publike

“Kjo nisëm rrezikon të përfundojë në një taksë më shumë në xhepat e qytetarëve. Pasi në këtë formë si është modeluar, konsiderohet e cunguar dhe jo e drejtë. Primi që do të aplikohet nuk bazohet nga studime të mirëfillta, në analiza risku, ndaj do të jetë një taksë më shumë. Mbi të gjitha e shoh me dyshim zbatimin e saj në të gjithë vendin”, -sqaroi Ribaj
Ministria e Financave ka përfunduar draftin për sigurimin e detyrueshëm. Në draftin e fundit ajo ka përfshirë edhe sigurimin nga përmbytjet. Por mbetet për tu parë se kë variant do të miratojë qeveria., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
