
Ka nisur sonte spektakli i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova 4”, i cili ka rezervuar menjëherë një surprizë të madhe për publikun.
Prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi prezantuan banoren e parë që theu akullin dhe hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Bëhet fjalë për figurën e njohur të ekranit shqiptar, moderatoren sportive Hygerta Sako. Ajo u shfaq fillimisht brenda shtëpisë e vetme dhe me një maskë në fytyrë, duke shtuar kuriozitetin, përpara se të zbulonte identitetin e saj dhe të konfirmohej zyrtarisht si konkurrentja e parë e këtij edicioni.
Kjo hyrje e fuqishme e Hygerta Sakos ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka rritur pritshmëritë për banorët e tjerë që pritet t’i bashkohen asaj në këtë aventurë të re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
