LAJME / E Premte 19 Dhjetor 2025, 14:02

Stresi ironizon keq Xhulin, ia nxjerr foton me ‘Ronaldon’

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ngjallur reagime në rrjete sociale pas deklaratës se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Pretendimi u prit me skepticizëm, ndërsa reperi Stresi reagoi me ironi.

Ai publikoi në Instagram një foto të Julianës pranë Labinotit, ish-banor i BBVK, i cili në spektakël kishte prerë flokët në stilin ikonik të Ronaldos.

Me mbishkrimin “E zbuluam takimin e Julit me Ronaldon…”, Stresi la të kuptohet se bëhej fjalë për një “ngatërrim”, duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur.

do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE