
Elisa Spiropali ka uruar “Ditën e Verës” përmes një fotoje, ku ajo shfaqet krah vogëlushit të saj, Kren.
“Gëzuar Ditën e Verës e çdo ditë përpara” shkruan Spiropali në foton e publikuar në faqen e saj të Facebook-ut.
Kujtojmë që Spiropali është nëna e dy fëmijëve, një vajze me emrin Nalta dhe e vogëlushit, aktualisht 6-vjeçar, Kren.
Së fundmi, Spiropali ka qenë në qendër të zhvillimeve politike, pas shkarkimit të papritur si ministre e Jashtme.
Në media është aluduar se ajo u shkarkua për shkak të raporteve të tensionuara me Belinda Ballukun, por dhe me vetë Ramën.
Aq sa thuhet se me këtë të fundit pati dhe një përplasje në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku u diskutua për votimin për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Për këtë arsye, pavarësisht kërcënimeve, ajo ishte e vetmja deputete që sfidoi Ramën, duke mos marrë pjesë në votimin në Parlament për imunitetin e Ballukut (Xhafaj dhe Gonxhe munguan me arsye), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
