
Nëse Gjykata e Lartë pranon rekursin e Ballukut për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve të gjetura në telefonin e ish-drejtorit të arrestuar të ARRSH-së, Evis Berberi, prokurorët kanë siguruar prova të tjera nëpërmjet kontrolleve të kryera në dhjetor dhe janar, tashmë të pranuara për t’u zbërthyer pas vendimit të GJKKO-së më 19 mars.
Zbërthimi i pajisjeve, kompjuterëve e telefonave, do nxjerrë në pah edhe provat që ata besojnë se janë aty.
“Belinda Balluku ka dërguar çështjen në Gjykatën e lartë, por nëse ndodh që ajo ta pranojë kërkesën e ish-zv/kryeministres për provat e para të gjetura në telefonin e Berberit, atëherë SPAK ka një as nën mëngë. Pra ka provat e reja që mendon se gjenden në këto telefona të sekuestruar gjatë kontrolleve në dhjetor dhe janar 2025-2026 dhe tani ka marrë ok nga GJKKO. Ndaj është urdhëruar zbërthimi i tyre dhe nxjerrja e provave për çështjet e reja, janë 11 tenderime”, tha Lala.
Ajo gjithashtu shpjegoi se edhe Berberi ka kërkuar shpalljen të papërdorshme të komunikimeve të telefonit të tij me ankimimin që ka bërë në Kushtetuese.
Në këtë çështje përfshihet edhe Balluku, ndaj ka interes të shtuar për seancën që është shtyrë për më 26 mars.
Në këtë dosje ndodhet edhe çështja e bashkëshortes së Berberit dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.
“Kushtetuesja është vënë në lëvizje nga Evis Berberi me ankimimin e tij dhe seanca është më 26 mars. Ai akuzohet se ndante tenderë për kompani të caktuar nëpërmjet zbërthimit të celularëve. Mes tyre është çështja e Ballukut dhe te e dyta e bashkëshortes së Berberit dhe kryebashkiakut të Shkodrës. Berberi kërkon edhe shpalljen të papërdorshme të këtyre komunikimeve të gjetura në celularët e sekuestruar prej SPAK. Pra kërkon këtë dhe heqjen e masës së sigurisë. Ka vëmendje të shtuar ndaj Kushtetueses, seanca e parë u shty, dhe do mbahet më 26 mars. Këtu përfshihet edhe fati i çështjes së Belinda Ballukut. Ndaj edhe SPAK ka siguruar edhe provat e reja, që në rast se bie çështja e provave të para, atëherë kanë faktet e reja në telefona. Ka pajisje dhe kompjutera ku mund të gjenden të dhëna dhe GJKKO ka aprovuar këqyrjen e plotë të tyre, përfshi celularët, pasi mund të gjenden prova me interes”, u shpreh Lala.
“Aktualisht këto celularë dhe pajisje janë duke u këqyrur. pra Kushtetuesja ka në dorë fatin e dy çështjeve në dosjen e SPAK me 16 mijë faqe, ku gjendet edhe Balluku, që pretendon se ajo gëzonte imunitet si deputete kur janë bërë komunikimet dhe SPAK duhet të ndalej e të kërkonte autorizim në Kuvend”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
