LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 04:04

Çështje toke në Zvërnec, SPAK kontrollon zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, si pjesë e një hetimi që lidhet me çështjen e tokës në Zvërnec.

Burimet tregojnë se në fokus të hetimit janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo, Ergyst Skenderi dhe Reinard Metaj.


Kontrollet u kryen si pjesë e veprimeve hetimore të SPAK-ut dhe dyshohet se ato lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Prej kohësh, SPAK ka nisur hetime për mënyrën se si tokat në zonën e mbrojtur të Zvërnecit janë fituar nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si dhe për procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, të promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

 

Deri më tani, SPAK nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion dhe nuk janë bërë publike detaje të tjera në lidhje me veprat penale për të cilat po kryhen hetime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE