LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 20:08

SPAK fillon hetim pasuror ndaj ministrit Ferit Hoxha/ I vëllai, pjesë e grupit të strukturuar “Ergys Agasi”

Në takimet për integrimin e Shqipërisë në BE, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, informon drejtuesit e Këshillit të Evropës edhe për arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por morali i propagandës së ministrit Ferit Hoxha bëhet “zero” në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, për faktin se vëllai i tij Gëzim Hoxha është subjekt hetimi i SPAK-ut, për korrupsion dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal “Agasi”.

Vëllai i ministrit të Jashtëm është me 3 masa penale: bllokimi i pasaportës, ndalimi i daljes nga territori i Shqipërisë, detyrimi për t’u paraqitur para hetuesve të SPAK-ut dhe sekuestrimi i 1.3 milionë eurove, me indice si ardhura nga aktiviteti kriminal me tenderët e AKSHI-it.

Por sipas Ligjit “Anti-mafia”, goditja e drejtësisë ndaj Gëzim Hoxhës ka shtrirë veprimin edhe ndaj vëllait ministër Ferit Hoxha, për të verifikuar dhe hetuar nëse ka kryerje veprimesh të dyshimta pasurore mes tyre.

Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda BKH-së zbulon se ndaj Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka filluar procesi i hetimit pasuror personal, familjar dhe i personave të lidhur me të deri te krushqia.

Ky hetim pasuror ka filluar në zbatim të Ligjit Nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009, të ndryshuar me Ligjin nr. 24/2014, me objekt: “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar e korrupsionit, nëpërmjet masave kundër pasurive të paligjshme”.

Ministri Ferit Hoxha është subjekt hetimi pasuror, ngaqë i vëllai Gëzim Hoxha është proceduar penalisht si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Agasi”, që ka përfituar fonde e pasuri publike nëpërmjet korrupsionit, presioneve dhe dhunës ndaj rivalëve në tenderë e ankande.

Sipas Ligjit “Anti-mafia”, përveç personave pjesë e grupit të strukturuar kriminal, hetim pasuror u bëhet dhe familjarëve të tyre, deri te lidhja e shtatë e zinxhirit të trungut familjar e krushqive, me dyshimin se i pandehuri mund të ketë fshehur pasuritë e siguruara nga aktiviteti kriminal.

Përveç zbatimit të ligjit “Anti-mafia”, disa verifikime e indice të tilla për fshehje të pasurive nga i pandehuri Gëzim Hoxha kanë vënë në lëvizje SPAK-un dhe nëpërmjet tij BKH-në, për të filluar hetimin pasuror të vëllait ministër Ferit Hoxha dhe të rrjetit të afërt familjar.

Do të hetohen pasuritë e ministrit Hoxha, të bashkëshortes dhe familjarëve të saj brenda e jashtë Shqipërisë, sepse ka indice që Gëzim Hoxha ka fshehur vlera monetare e pasuri në emër të vëllait ish-ambasador prej 30 vitesh dhe të rrjetit të afërt familjar të tyre.

Sipas informacionit, hetimi pasuror do të jetë i thelluar, nisur nga fakti që BKH, pas veprimeve të para verifikuese në ILDKPI, nuk ka gjetur dosje deklarimi pasuror personal e familjar nga Ferit Hoxha qysh prej vitit 2005.

Megjithëse deklarimin pasuror e ka pasur detyrim ligjor si ambasador i Shqipërisë në Francë, në BE, UNESCO, OKB dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, madje nuk ka bërë deklarim pasuror as pas emërimit ministër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE