
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, mori pjesë dje në takimin hyrës të projektit të BE-së “EU4EduGovRegAL”, zhvilluar në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.
Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian synon forcimin e edukimit dhe qeverisjes rajonale, ndërsa prania e Dumanit dha një mesazh të fortë mbi rolin e drejtësisë në transformimin institucional të vendit.
Në fjalën e tij për studentët dhe profesorët, Dumani theksoi se reforma në drejtësi ka treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se pavarësia nga ndikimi politik është thelbi i një sistemi të drejtë.
“SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-presidentësh, ish-kryeministrash, ish-ministrash, deputetësh, gjyqtarësh dhe prokurorësh. Kemi provuar se drejtësia e re nuk njeh imunitete politike apo shoqërore,” – deklaroi ai.
? SPAK në shifra dhe arritje konkrete
Dumani kujtoi se nga vetëm 8 prokurorë në nisje, sot SPAK ka 20 prokurorë të posaçëm dhe një Byro Kombëtare Hetimi me 60 hetues.
Kjo strukturë është vlerësuar nga Komisioni Evropian në Progres Raportin e vitit 2024, ndërsa Shqipëria është ngjitur me pesë pikë në Indeksin Global të Korrupsionit të “Transparency International”.
Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se sekuestrimi i aseteve dhe kriptovalutave të grupeve kriminale ka rritur besimin publik te drejtësia, duke dëshmuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.
“SPAK është shembull që tregon se ndryshimi është i mundur. Drejtësia e re nuk është projekt personal, por proces i përbashkët që kërkon mbështetjen e çdo qytetari,” – u shpreh Dumani.
? Mesazh për studentët
Në fund të fjalës së tij, Dumani i dha studentëve një mesazh motivues:
“Çdo student që zgjedh të jetë i ndershëm dhe refuzon korrupsionin, forcon drejtësinë dhe e bën më të sigurt rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Puna, profesionalizmi dhe integriteti janë rruga e vetme drejt suksesit të qëndrueshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
