LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 12:12

Parashikimi i plote i motit per ditet ne vijim

Rënie temperaturash parashikohet ditët në vijim në të gjithë vendin. Ne fundjave, vlerat e termometrit, sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius në zonat e ulëta, ndërsa në bregdet nuk do t’i kalojnë 34 gradë Celsius.

Megjithatë, rreziku për zjarre nuk ka kaluar. Thatësira e ditëve të fundit favorizon flakët.

Në një pjesë të territorit, si në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Gjirokastrës, Instituti i Gjeoshkencave parashikon rrezik më të lartë. Ndërsa në qarqet Dibër, Kukës, Korçë dhe Vlorë rreziku është i moderuar.

Por gjithashtu, meteorologët parashikojnë edhe reshje shiu që mund të ndihmojnë për shuarjen e flakëve të mundshme në zonat me rrezik.

Pasditen e të premtes dhe të shtunën, reshjet priten kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Megjithatë, meteorologët thonë se ato do të jenë lokale dhe do të zgjasin pak, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE