
Këngëtari i njohur shqiptar, Gena, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për traditat e dasmave shqiptare, veçanërisht për zakonin e hedhjes së parave gjatë kërcimit. Ai tregoi me humor se sot gjërat kanë ndryshuar:
“Tani paratë i merr çifti, dikur i merrte këngëtari!”
Megjithatë, ai pranoi se këngëtarët vendosin çmimin e tyre përpara performancës, pavarësisht se çfarë hidhet gjatë dasmës.
Gjatë bisedës, Gena zbuloi edhe një episod të pakëndshëm nga e kaluara:
i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false!
Ai tha se u ndje i turpëruar, por nuk i ka telefonuar familjarët e dasmës, edhe pse paratë rezultuan të falsifikuara pasi i çoi në bankë.
“I çuam lekët në bankë… u trondita! Nuk u besoja syve. Ishin aq mirë të kopjuara sa nuk kuptoheshin. Është turp i madh – mban në dorë lekë false dhe në atë moment nuk di si të reagosh”, – u shpreh këngëtari.
Sipas Genës, kjo ndodhi rreth 10 vjet më parë, por mbetet një nga situatat më të sikletshme në karrierën e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
