
Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me një tender të pretenduar prej 800 mijë eurosh për blerjen e një makine të re të blinduar për përdorim qeveritar.
Në një deklaratë gjatë emisionit “Off the Record” në A2 CNN, Lita e cilësoi këtë veprim si “të pajustifikuar” dhe “provokues” ndaj qytetarëve, në një kohë kur vendi përballet me mungesa në shërbimet publike.
“Lajmi është që kryeministri Rama ka tenderuar 800 mijë euro për një makinë të blinduar. Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”, – deklaroi Lita në studio.
Sipas tij, një shpenzim i tillë në një periudhë krize ekonomike është i papranueshëm dhe tregon shkëputjen e pushtetit nga realiteti i qytetarëve.
“Kjo është pyetja që duhet të bëjnë qytetarët: ku shkojnë paratë e tyre? Pse duhet të blihet një supermakinë si ato të presidentit amerikan?”, – shtoi gazetari.
Duke e krahasuar luksin qeveritar me standardet e liderëve botërorë, Lita u shpreh se një investim i tillë nuk ka asnjë justifikim moral apo praktik, veçanërisht pas 13 vitesh qeverisje të Edi Ramës.
“Do të ecë edhe kryeministri ynë me makina të blinduara si Donald Trump? Nga kush ka frikë ky?”, – përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
