
Një video e publikuar nga faqja Vrojtesit e Lagjes ka ngritur shqetësim në opinionin publik, pasi tregon një incident të ndodhur në Parku i Ulpianës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin dhe po frekuentonin zonën.
Në pamjet e publikuara, dyshohet se një burrë i moshuar ka shfaqur sjellje të papërshtatshme ndaj një vajze të re, duke e shikuar vazhdimisht dhe duke bërë gjeste që konsiderohen shqetësuese.
“Më 23 mars, në Parkun e Ulpianës, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin, është vërejtur një burrë i moshuar me sjellje shumë të papërshtatshme ndaj një vajze të re”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, me qytetarë që kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të identifikuar personin në fjalë dhe për të garantuar sigurinë në hapësirat publike.
Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nëse rasti është raportuar tek Policia e Kosovës, megjithatë qytetarët janë bërë thirrje që raste të tilla të denoncohen menjëherë tek organet kompetente.
Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit dhe marrjen e masave përkatëse, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e sjelljeve të tilla në hapësira publike, veçanërisht në ambiente të frekuentuara nga të rinjtë dhe nxënësitdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
