LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 13:01

Skandal i madh në futboll! Argjentinasit kërkojnë të riluhet finalja e Botërorit – ja arsyeja

Në Argjentinë ka shpërthyer pakënaqësi pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, e zhvilluar pas kohës shtesë. Si reagim ndaj arbitrimit të ndeshjes, është iniciuar një peticion online që kërkon riluajtjen e finales.

Peticioni, i publikuar në platformën Change.org nga qytetarja argjentinase Gisela Sanchez, pretendon se vendimet e gjyqtarit slloven Slavko Vin?i? kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të takimit. Brenda pak ditësh, iniciativa ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka mbledhur mbi 67 mijë nënshkrime.

Nënshkruesit e peticionit kërkojnë që FIFA të kryejë një rishikim të plotë të arbitrimit të finales dhe të shqyrtojë mundësinë e riluajtjes së ndeshjes. Megjithatë, sipas rregulloreve dhe praktikës së deritanishme, mundësia që një kërkesë e tillë të pranohet konsiderohet pothuajse e pamundur.

Deri më tani, FIFA nuk ka hapur asnjë procedurë ndaj gjyqtarit Slavko Vin?i? dhe nuk ka shprehur publikisht pakënaqësi për arbitrimin e tij. Përkundrazi, disa analistë të arbitrimit e kanë vlerësuar performancën e gjyqtarit slloven si shumë të mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE