
Trajneri i përfaqësueses së Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, përjetoi një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij menjëherë pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës 2026.
Teksa po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në fazën e 1/16-ve, ai u njoftua publikisht për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Në fund të konferencës, zyrtari për media i përfaqësueses së RD Kongos ndërpreu aktivitetin për të dhënë lajmin:
“Me keqardhje ju njoftojmë se trajneri ka humbur babanë e tij. Ngushëllimet tona më të sinqerta”, deklaroi ai.
Desabre, dukshëm i tronditur, u ndal për disa sekonda, tha vetëm “Faleminderit” dhe u largua nga salla e konferencës. Kjo ngjarje ka nxitur mjaft kritika ndaj gazetarit për mënyrën si transmetoi ngjarjen.
49-vjeçari francez kishte udhëhequr RD Kongon drejt një arritjeje historike, duke e kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës që nga viti 1974, kur vendi garonte me emrin Zaire.
Skuadra afrikane e nisi turneun me një barazim 1-1 ndaj Portugalisë, më pas u mposht 1-0 nga Kolumbia dhe siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt falë fitores 3-1 ndaj Uzbekistanit, duke kaluar si një nga ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.
Në përballjen ndaj Anglisë, RD Kongo kaloi e para në avantazh me golin e Brian Cipengës dhe ishte pranë një surprize të madhe. Megjithatë, Harry Kane barazoi rezultatin me kokë dhe shënoi golin e fitores vetëm katër minuta para fundit, duke vulosur suksesin 2-1 të Anglisë dhe eliminimin e afrikanëve.
Pavarësisht eliminimit, paraqitja e RD Kongos në Botërorin 2026 u vlerësua si një nga historitë më frymëzuese të turneut, ndërsa fundi i aventurës sportive u shoqërua me një tragjedi personale për trajnerin Sébastien Desabre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
