LAJME / E Hënë 30 Mars 2026, 15:03

SIPAS IQ TEST: SHQIPTARËT, MË INTELIGJENTËT NË BALLKAN!

Shqipëria renditet e para në Ballkan për nivelin mesatar të inteligjencës, sipas një vlerësimi për vitin 2026 nga IQ Test.

Me një rezultat prej 101.00 pikësh, vendi ynë kryeson listën rajonale, duke lënë pas Serbinë me 99.83 dhe Greqinë me 99.55.

Në vijim të renditjes, Kroacia shënon 99.32 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Rumania ndajnë të njëjtin nivel me 98.88

secila. Pas tyre renditet Mali i Zi me 98.43, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka 97.13 dhe Bullgaria mbyll listën me 96.54. Për Kosovën nuk ka të dhëna të publikuara në këtë raport.

Në nivel global, Shqipëria pozicionohet në vendin e 22-të në botë. Renditjen ndërkombëtare e kryeson Hong Kongu me 107.73 pikë, i ndjekur nga Koreja e Jugut me 106.97 dhe Kina me 106.48, duke shënuar rezultatet më të larta në këtë vlerësim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE