LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 13:01

Si u njoh me bashkëshorten? Sali Berisha më romantik se kurrë: Ajo është më shumë se gjysma ime

Pas suksesit të sezonit të parë, “Flet” me Ilnisa Agollin u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radio.

“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë.

I ftuari i parë i këtij sezoni të dytë ishte ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili bëri një rrëfim ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë.

Në momentin kur moderatorja e njohur e pyeti në lidhje me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, kryetari i Partisë Demokratike tregoi anën e tij romantike.

Si jeni njohur me bashkëshorten tuaj?

Ajo ka qenë studente në Fakultet të Mjekësisë dhe unë pedagog. Nuk i kam dhënë direkt mësim grupit të saj. Unë jepja mësim në vit të 3. Në vit të 4 jam njohur me të, jemi afruar, jemi dashuruar. Mbaroi studimet dhe u martuam.

Çfarë përfaqëson ajo tek ju doktor?

Tani, se çfarë përfaqëson ajo është e thjeshtë të thuhet gjysma, por shumë më tepër. Sepse, në profesion ishte një mbështetje e madhe për mua, por dhe unë për atë. Edhe unë e kam mbështetur atë. Në kuptimin, e kam ndikuar që të zgjedhë pediatrinë. Po, ja sugjerova! Ajo u apasionua shumë pas pediatrisë. Por, përveç profesionit mund të them që e gjithë aq sa është përcaktues mjedisi familjar, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo është violina e parë. E ka luajtur atë rol në mënyrën më të fuqishme, më të përsosur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE