LAJME / E Premte 10 Prill 2026, 09:09

"Si do të mbajë dheu? Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti jonë?" Ky është i riu nga Delvina që vdiq dje, priste të bëhej babai i një vajze

Personi që shihni në foto është i riu Igli Gjoça, të cilit iu pre jeta në mes një dite më parë si pasojë e një kontakti me rrymën elektrike. Fatkeqësisht,

33-vjeçari i cili priste të bekohej me një vajzë, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njihnin.

Qyteti i Sarandës dhe Delvinës është tronditur nga kjo humbje e rëndë, që ka prekur mbarë komunitetin. Mes dhimbjes dhe lotëve, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e papritur nga jeta të të riut, i cili njihej si një djalë punëtor dhe plot ëndrra për të ardhmen.

Igli Gjoça, nga Stjari i Delvinës, ishte pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit, ku edhe dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike. Sipas të afërmve, shkak i vdekjes ka qenë kontakti me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit në Sarandë dhe ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk mundi të shpëtohej. Humbja e tij është edhe më e dhimbshme për faktin se ai ishte në pritje të bëhej baba, një ëndërr që fatkeqësisht nuk arriti ta jetojë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE