LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 11:11

SHTËPI BARI NË SHIJAK/ 180 vazo k*nabis dhe lidhje të paligjshme elektrike, arrestohen 4 persona mes tyre një punonjës i OSHEE-së

Policia në Shijak finalizoi operacionin e koduar “Përshtatja”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në këtë ambient, që përdorte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, u gjetën 180 vazo ku më parë kultivoheshin kanabis, mbetje të bimëve narkotike, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera ndihmëse.

Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona, ndër të cilët një punonjës i OSHEE-së, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Sipas hetimeve, disa prej të arrestuarve kishin dhënë ambientin me qira dhe kishin ndihmuar në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa disa të tjerë nuk e raportuan veprimtarinë kriminale.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE