
Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë Geri Hoxhën, 26 vjeç, djalin e një personazhi të njohur në Shqipëri, pikerisht gazetarit Artan Hoxha, si edhe Reambo Bibën.
Të dy ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprat penale që lidhen me prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, bëjnë me dije burime për Maska.al.
Arrestimet u kryen në kuadër të fazave 78 dhe 79 të operacionit policor “Operacionalja”, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së.
Sipas policisë, më 13.01.2026 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre, për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit të strukturuar kriminal”.
Dy shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për dorëzimin e tyre tek autoritetet kosovare.
Njoftimi u bë i ditur nga policia e shtetit. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe kjo mund te jete edhe nje goditje per gazetarin Artan Hoxha, i cili prej vitesh njihet si person qe ka sulmuar pushtetin dhe abuzimet me te, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
