LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 14:02

‘Shtëpia 150 mijë euro u bë shkrumb e hi’, banori i ‘Arlis’: Kam fjetur jashtë

I mbetur nën qiell të hapur, një banor i pallatit tashmë të djegur ‘Arlis’ te Farmacia 10, thotë se shtëpia që e ka blerë 150 mijë euro, është bërë shkrumb e hi.

Ai shpreh edhe acarimin që nuk po e lejojnë të shkojë të shohë cilat janë dëmet.

“Më është djegur shtëpia. Kat i katërt, shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para 2 vjetësh.

Është bërë shkrumb e nuk më lë njeri të shoh shtëpinë time.

Kam fjetur jashtë. Jam nga Dibra, s’kam shtëpi këtu”, thotë banori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE