LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 17:05

Aksident i rëndë! Mori fshehurazi makinën e babait, përfundon në shtyllë me 6 të plagosur – detaje

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë të miturve është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili dyshohet se e kishte marrë mjetin pa lejen e babait të tij. Për rrethana që mbeten ende nën hetim, i mituri ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e përplasjes, u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj mes tyre. Burime paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në gjymtyrë. Katër të plagosurit e tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Të lënduarit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.

Sipas mjekëve, gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar sipas ligjit, ndërsa hetimet vijojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE