
Kutia e Pandorës u hap këtë mbrëmje nga Miri.
E mira ishte takimi me vajzën, ndërsa e keqja ishte të shihte një akuzë të rëndë që i ishte drejtuar nga babai i Selin.
“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte ajo që Miri dëgjoi nga deklarata e babait.
“Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi, nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë, e di çfarë është dashuria e prindit për vajzën, jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi”, tha Miri.
I pyetur nëse do ketë ndryshim qëndrimi ndaj Selin, ai tha: “Unë e kam parë me admirim atë vajzë sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim. Shpesh e shikoj me syrin si vajzën time dhe them dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo. Patjetër që do ketë ndryshim. Do e vazhdoj marrëdhënien siç do të rezervohem, sepse nuk dua të perceptohem te ata siç jam perceptuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
