
Xhoela Bame, shqiptarja nga Korça që jeton dhe punon në Amerikë dhe Angli, është përzgjedhur nga Forbes në listën prestigjioze “30 Under 30”, si një nga të rinjtë më të suksesshëm në botë në fushën e shkencës dhe mjekësisë.
Ajo është vlerësuar për punën kërkimore mbi rigjenerimin e trurit, duke studiuar mekanizmat që çojnë në plakjen e tij dhe mënyrat për ta rigjeneruar.
“Është krenari për Shqipërinë. Vlerësimi nuk është vetëm për mua, por për gjithë shkencën dhe punën që bëhet pas laboratorëve”, u shpreh studiuesja shqiptare.
Xhoela Bame po punon gjithashtu në projekte të rëndësishme për rigjenerimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare në bashkëpunim me University of Oxford. Një tjetër histori suksesi që tregon se talenti shqiptar po lë gjurmë në arenën ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
