LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 23:11

Shqiptari bëhet VIRAL, dyshon tek fotot nga Hëna, NASA i përgjigjet publikisht!

Një bashkëbisedim i pazakontë në rrjetet sociale është bërë viral në orët e fundit, ku në qendër të vëmendjes është një i ri nga Kosova dhe vetë NASA.

Gjithçka nisi pas publikimit të disa pamjeve mbresëlënëse nga misioni Artemis II, ku shfaqej ana e pasme e Hënës me Tokën në sfond. Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit u bindën për autenticitetin e këtyre imazheve.

Mes shumë komenteve, u veçua ai i Nexhi Krasniqi, i cili ngriti dyshime për mungesën e yjeve në foto, duke sugjeruar se ato mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

Ky koment mori një përgjigje të drejtpërdrejtë nga NASA, e cila sqaroi arsyen shkencore pas këtij fenomeni. Sipas agjencisë, yjet nuk duken në këto imazhe sepse janë shumë më të zbehtë krahasuar me ndriçimin e fortë të Hënës, e cila reflekton shumë më tepër dritë.

Për më tepër, kamerat kanë kufizime në kapjen e kontrastit mes elementeve shumë të ndritshme dhe atyre shumë të errëta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE