LAJME / E Martë 18 Nëntor 2025, 16:04

Shqipëria pranë botërorit, por LAJMI I MIRË vjen nga përtej oqeanit! Trump: Garantoj vizat për…

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka prezantuar një iniciativë të re që synon përshpejtimin e procesit të vizave për të gjithë vizitorët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

Programi i ri, i quajtur “FIFA Pass”, do të mundësojë marrjen më të shpejtë të takimeve për vizë për personat që kanë blerë bileta zyrtare të eventit përmes FIFA-s, duke eliminuar nevojën për intervistë në disa raste. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u takua me Trump në Zyrën Ovale, shpjegoi funksionimin e sistemit të ri.

“Nëse keni një biletë për Kupën e Botës, dotë keni vende prioritare për viza”, deklaroi Infantino gjatë prezantimit.

Presidnti Trump u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të marrin pjesë në kompeticion që të aplikojnë për vizë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata ka shtuar mbi 400 oficerë konsullorë nëpër botë për të përballuar fluksin e kërkesave. Sipas tij, në rreth 80% të vendeve, aplikantët mund të sigurojnë një takim për vizë brenda 60 ditëve.

Sistemi i ri “Portal i FIFA-s” do t’u mundësojë mbajtësve të biletave që të përfitojnë nga procedurat e përshpejtuara për aplikimin për vizë dhe intervistën në Departamentin e Shtetit.

“Kontrollet e sigurisë do të mbeten të pandryshuara. E vetmja risi është se aplikantët e lidhur me Kupën e Botës do të vendosen më lart në listën e pritjes”, përfundoi Rubio.

Ky sigurisht është një lajm i mirë dhe për shqiptarët, teksa kombëtarja jonë e futbollit ndodhet vetëm dy ndeshje larg kualifikimit. Kuqezinjtë do të “luftojnë” në fazën e “playoff” për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE