
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim.
Alarmet për reshje intensive u dhanë me ditë përpara. Njoftimet për “kujdes të shtuar” u përsëritën, ndërsa më pas u vu në lëvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje të Shtabit të Emergjencave Civile, ministra dhe deputetë në terren, deklarata periodike dhe raportime për situatën.
Një ritual që përsëritet pothuajse identik sa herë natyra na vë në provë.
Pastaj vjen faza tjetër, ajo më e heshtura: një ngjarje e re e zëvendëson të vjetrën në ciklin e lajmeve, ndërsa në terren mbeten kronikat e paralajmëruara të përmbytjeve dhe familjet e prekura që detyrohen të rindërtojnë jetën, edhe një herë nga e para.
Përmbytjet e janarit ishin atipike, si për zonat që u prekën, ashtu edhe për shkallën e dëmeve. Çdo rast mbart specifikat e veta: herë kemi të bëjmë me “zemërimin” e natyrës, herë me neglizhencën njerëzore dhe institucionale, e shpesh me një kombinim të rrezikshëm të të dyjave.
Në një bilanc si ky, disa pyetje bëhen të pashmangshme: A janë respektuar kërkesat ligjore për zbrazjen e digave bujqësore, të cilat duhej të ishin realizuar që në muajin tetor?
A janë lartësuar dhe mirëmbajtur argjinaturat në përputhje me shpeshtimin e fenomeneve ekstreme vit pas viti?
Sa funksionalë janë kanalet parësorë dhe sekondarë të kullimit, deri edhe ata më periferikë? Dhe, mbi të gjitha, çfarë roli ka luajtur papërgjegjshmëria jonë si shoqëri, me ndërtime pa leje dhe sa herë kjo ka qenë “e leverdishme”?
Këtë herë, në qendër të debatit u rikthyen edhe digat e energjisë. KESH njoftoi për shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa Statkraft për shkarkime në digën e Banjës.
përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.
Nga Kadastra e Ujit, tek arkitektura institucionale, masat që duhet të merren
Shqipëria përjetoi përmbytjen më shkatërruese të saj në vitet 1962-1963 kur zona të tëra mes disa lumenjve u mbuluan nga uji.
Pavarësisht shirave dhe intensitetit ndër vite, me një situatë si ajo Shqipëria nuk është përballur më sërish deri më tani.
Por për ekspertët ishte ai moment që ndryshoi tërësisht qasjen e shtetit dhe masave që duhet të merreshin. Së pari u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.
Filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikes dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.
“Këto u mbështetën nga institutet e Gjeologjisë, Gjeodezisë, Sizmikës, Hidrometeorologjisë dhe Laboratori i Kërkimeve Hidraulike.
Kjo punë e specializuar dhe në ekipe të organizuara sipas eksperiencave më të mira të kohës çoi në sistemimin e zonave problematike për përmbytjet, si zona e kënetës së Durrësit dhe Karavastasë, zona e Nënshkodrës, si dhe shumë zonave të tjera kënetore”, shprehet z. Jovani.
Sipas tij, bazuar në këtë përvojë, por edhe në atë të vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
“Minimizimi i pasojave që shohim sot mund të arrihet vetëm duke pasur një organizim institucional të koordinuar dhe me detyra të qarta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
