LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 00:12

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej mposht kundërshtaren serbe

Ekipi kombëtar i të rinjve në karate ka marrë pjesë në Ligën botërore të karatesë për të rinj që u mbajt në Kroaci në datat 26 deri 29 qershor. 4 sportistë kishte në përbërje të tij ekipi kombëtar i moshave 10 deri 21 vjeç, tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga ekipi Bijtë e Shqipes Lushnje.

Në këtë botëror merrnin pjesë 4000 sportistë nga 78 vende të botës.

Karakteistja 14 vjeçare e ekipit Bijtë e Shqipes Lushnje, Amanda Dedej është kthyer me medalje ari nga ky botëror. Në peshën nën 52 kilogram, karakteistja u ndesh me gjashtë kundërshtare ku në finale mposhti serben Neda Mariçeviç, duke fituar 4- 0.

Trajneri i ekipit kombëtar të karatesë zoti Lirim Dedej ndër të tjera u shpreh se ekipi kombëtar i Shqipërisë pas shumë arritjeve të tjera në ballkaniada e europianë së fundmi ka sjellë më shtëpi medaljen e arit nga botërori i

Kroacisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE