LAJME / E Hënë 11 Maj 2026, 14:02

Shqipëria kalon mesataren europiane, Rama tregon arritjen historike në…

Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së

Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), në konferencë për mediat mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik.

Rama u ndal te disa elementë lidhur me këtë fushë, duke theksuar se Shqipëria paraqitet me rezultate shumë të mira, krahasuar me disa vende anëtare të BE-së.

Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të

shohim tabelën, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm janë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për

Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Nëse në listën e vendeve anëtare ka shumë vende që fillojnë nga 57% e zbresin deri në

38%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia apo Gjermania. Vendi ynë është mbi këto, me shumë pak pra, 23.5%.

Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht

dhe më tutje në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një

ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%. Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se

fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE”, deklaroi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE