LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 14:02

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të ketë qenë tritol, ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE