
Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi rreth orës 21:00 në një ndërtesë banimi në Monako ka lënë të plagosur rëndë oligarkun ukrainas Vadim Ermolaev dhe bashkëshorten e tij.
Autoritetet e Principatës dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm. Ministri i Shtetit dhe kreu i qeverisë së Monakos, Christophe Mirmand, deklaroi se “ka shumë gjasa që të bëhet fjalë për një atentat”.
Sipas prokurorit të përgjithshëm Stephane Thibault, pak para shpërthimit një person dyshohet se ka lënë një çantë ose pako në hollin e ndërtesës dhe më pas është larguar. Hetimet paraprake tregojnë se mjeti shpërthyes mund të ketë përmbajtur bulona dhe copëza metalike për të rritur efektin shkatërrues.
“Forcat e rendit po mbledhin aktualisht të gjitha provat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, tha Mirmand.
Përveç çiftit, i cili ndodhet në gjendje kritike dhe rrezikon jetën, është plagosur edhe djali i tyre 13-vjeçar. Ai ka marrë lëndime më të lehta dhe, sipas autoriteteve, nuk ndodhet në rrezik për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
