
Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën sot nga një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit, pas së cilës u shemb një ndërtesë në qytetin Porto Sant’Elpidio, pranë Ankonës në Itali.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin Torrette në Ankona, ndërsa në vendngjarje mbërritën me shpejtësi zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit.
Mes viktimave është 47-vjeçari Giuseppe Pieroni, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes. Trupi i 89-vjeçares Ettorina Pacapello u nxor nga rrënojat pas disa orësh kërkimesh intensive, ndërsa djali i saj 60-vjeçar, Romano Cerchetti, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Nga shpërthimi u plagosën edhe prindërit e Giuseppe Pieronit, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Ankonës.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa dyshimet e para tregojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
