LAJME / E Martë 17 Qershor 2025, 22:10

‘Shkundet’ Policia e Shtetit/ Arrestohen 56 efektivë, 131 të dyshuar për shkelje

Arrestimi i 3 punonjësve të policisë Elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nuk është rast i shkëputur.Shifrat e zbuluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë referuar për ndjekje penale 131 punonjës policie, një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Ndërkohë, 56 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.

Në raste të tjera operacione të SPAK që kanë ardhur nga zbërthimi I komunikimeve të enkriptuara kanë zbuluar përfshirje të punonjësve të policisë në krim duke bashkëpunuar me grupet kriminale. Në operacionin e fundit “ura” u identifikuan dhe u caktua masë sigurie për dy punonjës policie të përfshirë .

Më herët në mars të këtij viti në një tjetër operacion në bashkëpunim me spak u caktua masë sigurie për 4 efektive të dyshuar si përfshirë në grupe kriminale. Mes tyre shef krimesh në Himarë. I dyshuar për kultivim kanabisi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, I dyshuar për trafikimi të narkotikëve dhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, I dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Postimi i të inkriminuarve nga radhët e policisë ishte përfshirë edhe në raportin konfidencial në lidhje me sundimin e ligjit në Shqipëri hartuar nga Komisionit Europian. Sipas këtij raporti AMP ka intensifikuar veprimtarinë e saj. vitin që kaloi u pranuan mbi 1,700 ankesa nga qytetarët dhe mbi 3,300 denoncime. Ndërsa 463 punonjës policie u çuan për ndjekje penale, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE