LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 17:05

Shkuese! E turpshme çfarë i bën 6 persona, tri femrave në Prishtinë

Një rast i rëndë grabitjeje nën kërcënimin e armës së ftohtë është raportuar në Prishtinë, ku viktima kanë mbetur tri shtetase të Kolumbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa rasti është denoncuar në polici më 26 qershor.

Bazuar në deklarimet e viktimave, ato janë përcjellë nga gjashtë persona të dyshuar deri te banesa ku qëndronin. Sapo kanë mbërritur, të dyshuarit dyshohet se i kanë futur me forcë në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë marrë katër telefona mobilë dhe rreth 300 euro para të gatshme.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat më vonë e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24-orësh, Policia njofton:

“Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur katër telefona dhe 300 euro. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.”

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast. Hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE