Në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Rrilë, në Lezhë, një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët. dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor në bashkëpunim me specialistët e shërbimit zjarrfikës, po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta.
Zjarri ka shkrumbuar plotësisht banesën, duke dëmtuar rëndë mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe gjithçka ndodhej brenda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, nuk ka qenë e mundur të shmanget djegia e plotë e banesës.
Banesa është në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga ambientet e shtëpisë dhe nuk kanë pësuar lëndime , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.