
Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike.
Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
